Inciativa qytetare për shlyerjen e borxhit të rrymës për rreth 100 mijë familje edhe më tutje po has në pakënaqësi në opinion. Në EVN thonë se propozimi ende po analizohet. Qytetarët reagojnë se bëhet fjalë për politikë populiste e cila nxit në të ardhmen padiciplinë rreth obligimeve komunale.
Ende nuk ka hollësi të sakta se si do të veprojnë kompanitë EVN dhe Elem lidhur me inciativën për faljen e borxheve të prapambetura të rrymës mijëra familjeve, që nga vitit 2006. Në EVN thonë se janë duke analizuar propozimin, ndërsa përfaqësues qeveritarë vazhdojnë të pohojnë se nuk do të shpenzohen paratë e buxhetit:
“Pra nuk bëhet fjalë se shteti, respektivisht qeveria do të ndaj mjete nga buxheti, për të shlyer borxhet, përkundrazi jemi duke diskutuar me kompanitë që borxhet të shlyhen nga librat e tyre” deklaroi Koço Angjushev.
Propozimin këto ditë e shpalosi Kryeministri Zoran Zaev duke bindur opinionin se bëhet fjalë për një masë solidariteti me familjen ekonomikisht të dobta. Por qytetarët të cilët sot i pyetën për koment nuk pajtohen me këtë:
-Nuk jam e kënaqur me këtë dhe kjo masë nuk duhet të zbatohet, tani më kjo u bë praktik e secilës qeveri që vjen të shlyejë borxhet e dikujt, pra të gjithë duhet të mos t’i kthejmë borxhet. Pra ne jemi ata të tjerët të marrë… nuk jam e kënaqer me këtë masë dhe kërkoj që qeveria ta tërheq këtë.
-Sipas meje qeveria nuk kishte të drejtë atëherë kur e bleu EVN. Ata e dinin se ka borxhe. Këto 100 milionë janë borxhe që duhet t’i paguaj EVN-ja. Tha se do të gjejë mënyrë për t’i shlyer borxhet, por këtë nuk e bëri… duhet ndihmuar, por jo në këtë mënyrë.
-Lëre fare, çfarë qeverie, ata janë kriminel, duhet të zhbëhen sa më pare. Kësi krimineli nuk ka pasur në Amerikë as në vitet e 50…nuk jemi as të shurdhër as të verbër. U bënë dy vite me gënjeshtra.
Këtë masë të qeverisë e kritikon edhe eksperti ekonomik, ministri i mëparshëm i Financave Xhevdet Hajredini:
Falja e borxheve për rrymën sipas paralajmërimeve, do të përfshijë rreth 200 familje, borxhi i të cilëve kap shumën prej 100 milionë eurosh. Nga burimet e EVN-së ju informuam se disa prej tyre kanë pasur borxh vetëm prej 50 denarësh, por shumëfish është shtuar për shkak të kamatave dhe shpenzimeve të tjera.
Falja e borxheve për rrymën ose për obligimet e tjera komunale ka pasur edhe në të shkuarën, sipas kritereve të ndryshme dhe momenteve të ndryshme politike. Madje janë zgjedhur edhe zgjidhje ligjore midis të cilave edhe ligji për shlyerjen e kamateve, të borxheve deri në vitin 2006 që u miratua ka fundi i vitit të shkuar. /Verica Dimitrijevska/