close

SHORTI I CHAMPIONS: NÕMME KALJU PËRBALL SHKËNDIJËS

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës deshti që kampioni i Maqedonisë së Veriut Shkëndija e Tetovës në ndeshjen e parë kualifikuese është mysafire e kampionit estonez Nome Kalju. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 korrik në Estoni, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet në Shkup më 16 korrik.

Kampioni i Shqipërisë Partizani ka qenë i pafat në shortin e turit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, sepse do të përballet me Qarabag FK, ekip dominues në kampionatin e Azerbajxhanit. Ndeshjen e parë Partizani do ta zhvillojë si vendas më 9-10 korrik, ndërsa atë kthyese në transfertë me 16-17 korrik. /Shaban Sinani/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!