close

SHPËRTHIMI MASIV NË RUSI: KËRKOHEN SHKAKTARËT

Autoritetet rajonale thanë se operacionet e shpëtimit emergjent kanë përfunduar punën pas një sërë shpërthimesh masive më 1 qershor që shkatërruan një uzinë eksplozivi në Rusinë qendrore, ndërsa hetuesit po kërkojnë shkakun e aksidentit.

Zyrtari i Ministrisë së Situatave Emergjente, Valery Sinkov, u tha gazetarëve më 2 qershor se tanimë do të bëhet vetëm vlerësimi i situatës pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Ai shtoi se rreth 700 pjesëtarë të ekipit dhe 150 mjete u vunë në dispozicion për ndërhyrje. /Agjencitë/