Shpresë për transportuesit privatë, Danella Arsovska fton shoferët e autobusëve

Qytetarët “ngrijnë”, tre orë pritje autobus për në Haraçinë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

U mblodhën në stacionin e autobusëve për të kumtuar se kryetarja e Qytetit të Shkupit nesër në mëngjës i ka ftuar në takim. Më në fund kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka hapur dyert e komunës për t’i pranuar transportuesit privatë, të cilëve prej tre muajsh iu është ndërprerë kontrata, ndërsa nuk po iu kthehet as borxhi prej 2 milionë eurove.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”E përshëndesim vendimin e kryetares së Qytetit të Shkupit që do të na pranojë të bisedojmë që të zgjedhim problemin, këtë takim e kemi kërkuar që moti gati 1 vit dhe presim që të arrihet deri te zgjidhja e problemit”, thotë shoferi Isen Halili.

Nuk e dinë se çfare epilogu do të ketë takimi, por shpresojnë për një zgjidhje.

“Ne erdhëm sot që të tregojmë për takimin qe e kemi me kryetaren Arsovska që do të bisedojmë për problemet tona dhe për borxhin”, thotë shoferi Memet Asani.

Ndërsa banorët ankohen se janë të detyruar të presin deri tre orë në këto ditë dimri.

“Çfarë shteti është ky, ku janë partitë shqiptare a në gjumë janë? Duhet të përparojmë jo të shkojmë prapa 100 vite. Në çdo dy orë ka autobusë për në Hasanbeg, në Haraçinë çdo tre orë ka autobusë”, thotë shoferi.

Disa herë me radhë Arsovska është deklaruar se nuk ka nevojë për transportuesit privat dhe se NPQ po menaxhon mirë transportin publik, por kështu nuk është në terren pasi që qytetarët ankohen çdo ditë për mungesë të autobusëve./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share