Shqipëri: Burg për errësimin e xhamave të makinës

Shoferët që nuk respektojnë normat apo falsifikojnë dokumentet mund të penalizohen edhe me heqje lirie

Errësimi i xhamave të autoveturave, përtej normave, pa u certifikuar nga Drejtoria e Transporteve apo falsifikimi i dokumenteve mund të hape telashe për drejtuesit e mjeteve. Një drejtues mjeti, i cili është konstatuar me dokumentin e errësimit të xhamave të falsifikuar, është kallëzuar në prokurori.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas daljes para gjykatës, shoferi është dënuar me 4 muaj burg, dënim ky i konvertuar më pas me 8 muaj shërbim prove, me kushtin që të mos kryejë asnjë shkelje tjetër, apo të shoqërohet me persona të dënuar.

Policia Rrugore dhe Shtetit, kanë nisur kallëzimet penale për rastet e certifikatat false, si dhe kontrollet me matësa elektronik për evidentimin e respektimit të % së tejçueshmërisë së dritës sipas rregullores së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për kundravajtësit, vetëm për periudhën Janar – Qershor 2022 janë vendosur 4,625 masa administrative, ndërsa Qendrat e Kontrollit Teknik pranë Drejtorisë së Transporteve kanë refuzuar dhe hequr filmat errësues nga 8.4% e 250 mjeteve të testuara për këtë 6-mujor, që janë konstatuar me errësim mbi normat ose pa certifikimin e duhur, rrjedhimisht pa paguar tarifat përkatëse.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share