close
Rajoni

SHQIPËRI: NIS STËRVITJA E NATO-s “DEFENDER EUROPE 21”

2D4C0F52-3AFE-4D60-AC0D-0093A11C00E5

Kryeministri Rama e ka konsideruar unikale stërivtjen e NATO-s “Defender Europe 21” që po zhvillohet në Shqipëri dhe në disa vende aleate. Rama tha se kjo stërvitje shënon ngjitje edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të.

Rama i garantoi SHBA-ve dhe NATO-n se Shqipëria pavarësisht se në forca numerike nuk i ofron shumë aleancës, ajo qëndron besnikërisht krah tyre.

Edhe ambasadorja Kim përsëriti disa herë në fjalën e saj faktin se SHBA-të  qëndrojnë krah për krah me shqiptarët dhe kurrë nuk do t’i harrojnë sakrificat dhe trimërinë e tyre.

Sipas kryediplomates amerikane, roli i Shqipërisë është më i rëndësishëm se kurrë, pasi shqiptarët kanë ndihmuar SHBA në stërvitje rreth e përqark globit.

Stërvitja “Defender Europe 21“ zhvillohet me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që po realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende./ Klan News / 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia