close
Kulture

SHQIPËRI: SHTËPIA E FISHTËS E MBYLLUR PËR VIZITORËT

4-5

FAMILJARËT KANË ÇUAR NË GJYQ ÇËSHTJEN E PRONËSISË SË OBJEKTIT MONUMENT KULTURE


Është një nga destinacionet turistike në Lezhë.

Shtëpia e At Gjergj Fishtës vazhdon të qëndrojë e mbyllur, kjo për shkak të administrimit dhe konfikteve të pronësisë mes familjarëve.

8 familjarë të At Gjergj Fishtës e kanë cuar cështjen në gjykatë për të vendosur se kush do ta administrojë pronën. Por ky proces po ndikon te turizmi. Sipas përgjegjësit të monumenteve të kulturës në Lezhë, janë të shumtë qytetarët, jo vetëm vendas por edhe nga Kosova, që duan ta vizitojnë shtëpinë e kolosit të letrave shqipe.

Dyert e saj mbeten të mbyllura dhe nuk kanë mundësi vizitorët e shumtë, sidomos shqiptarët e Kosovës për të cilët më vjen keq, pasi gjithmonë na kontaktojnë dhe përgjigja ka mebtur standarde si rezultat i mosmarrëveshjes që kanë vetë familjarët”, tha Paulin Zefi, përgjegjës i monumenteve të kulturës në qytetin e Lezhës.

Shtëpia e At Gjergj Fishtës është monument kulture i kategorisë së dytë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia