close
RajoniVendi

SHQIPËRI: ZBRET NË 50 VJEÇ MOSHA PER VAKSINEN ANTICOVID

2D05F3BF-8A92-4361-A210-C67D7AFBD3DA

MANASTIRLIU: PRESIM MBI 100 MIJË DOZA TË SINOVAC DHE PFIZER


Mbi 111 mijë vaksina pritet të mbërrijnë në vendin tonë javën e ardhshme.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se me mbërritjen e tyre do të ulet edhe fasha e moshës së atyre që kanë të drejtë të vaksionohen në 50 vjeç.

Shqiperia pritet te marr nje tjeter sasi te madhe vaksinash te sinovac dhe Pfizer. Lajmin e beri te ditur ministria e shendetesise ogerta manastriliu gjatë inspektimit të Qendrës Shëndetësore Verore Mali i Robit në Golem.

Sink Brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi serish një lëvrim të kontratave të lidhura të vaksinave anticovid. Do të jenë 100,000 vaksina Coronavac, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme, ndërkohë 11,700 vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë ditën e hënë”.

me ardhjen e dozave të tjera te vaksinave minsitria planifikon te zbres edhe më tej fashen e moshes se vaksinimit.

“Me mbërritjen e vaksinave do të mundemi të zgjerojmë fashën e vaksinimit për grupmoshat, sipas kalendarit tonë dhe planit të vaksinimit masiv, duke e ulur në 50 vjeç dhe duke iu dedikuar si fillim qyetarëve të cilët kanë një sëmundje kronike”, 

Ministrja e Shëndetësisë tha se 29 qendrat shëndetësore verore kanë nisur të ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës. Në keto qendra operojne 170 mjekë dhe infermierë të trajnuar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia