close

SHQIPJA NËN LUPËN E KOMISIONIT TË VENECIAS

Takime të deputetëve me Komisionin e Venecias


Grupet e deputetëve nga përberja e plotë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot, nëntë muaj pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend, patën takime të ndara me delegacionet e Komisionit të Venecias, i thirrur të japë mendim profesional për disa anëtarë, të cilët tani për tani nuk figurojnë në dokument. Qeveria, shpejt pas votimit, e dërgoi tekstin e plotë të ligjit, por kërkoi mendim nga ky organ ndërkombëtar për tekstin alternativa të nenit 8, i cili tani për tani nuk është pjesë e dokumentit, ndërsa ka të bëjë me dygjuhësinë e parave, si dhe uniformat policore, të armatës dhe të tjera.

Prej herët në mëngjes deri pasdite, delegacioni i Komisionit të Venecias i dëgjoi qëndrimet dhe vërejtjet në Kuvend, kryesisht rreth Ligjin për përdorimin e gjuhëve, I miratuar në janar të këtij viti, me mbështetje të shumicës në pushtet, por pa votat e partisë më të madhe opozitare. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se argumentet kundër ligjit, të cilat para 9 muajsh i shprehën në foltoren e Kuvendit, i kanë përsëritur edhe sot, ndërsa kanë të bëjnë me procedurën e shkelur të rregullativës, siç thonë edhe të kushtetueshmërise së ligjit. Megjithatë, konsultimet, disa muaj pasiqë ligji hyri në fuqi, sipas Nikolla Micevskit, janë veprim i vonuar.

“Në qoftë se do të dëgjohej zëri i VMRO-DPMNE-së që e gjithë kjo procedurë të zhvillohej si një procedurë normale, të ketë debat publik nga ana e deputetëve, ekspertëve, palëve të interesuara dhe bashkësitë pakicë, të cilat gjithashtu duhet të jenë të përfshira, për të cilat duhet të miratohet ky ligj, sepse Republika e Maqedonisë është shoqëri me më shumë bashkësi, të ishin të përfshira të gjitha kërkesat dhe të gjitha gjuhët e atyre bashkësive pakicë, ne do të ishim në gjendje të kemi ligj që do të pranohej dhe në praktikë do të ishte i përdorur nga të gjitha bashkësitë në vend. Tani, si gjithçka tjetër që bën kjo qeveri, fillojmë nga pas, pastaj përpara.” -deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Por sipas Artan Grubit nga partia në pushtet BDI konsultimi i sotëm me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ka të bëjë me tekstin alternativ për nenin 8, i cili përcakton që me dygjuhësi të përfshihen edhe bankënotat edhe monedhat dhe mjetet të tjera pagesore, si dhe uniformat ushtarake, policore, të zjarrfikësve dhe uniformat tjera zyrtare në vend. Sido që të jetë sugjerimi nga ekspertët juridkë ndërkombëtarë, sipas Grubit, do të respektohet.

“Mendimet e tyre janë të mirëseardhura dhe shpresoj se do të fokusohen në dy elemente, nga neni 8 që janë dërguar për mendim, jo për tekstin e plotë të ligjit. Ndonjëherë kohezioni i shoqërisë është shumë më i rëndësishëm se sa disa elemente të cilat mund të jenë diskutabile në proces. Ju kujtohet ka pasur protesta masive kundër miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, por e pamë se edhe pas miratimit Maqedonia ende ekziston, dielli lindi prapë. Gjithë ajo që thuhej në protesta, gjithë ajo që thuhej në Kuvend, asgjë nuk ndodhi, vetëm se Maqedonia u bë shoqëri me kohezive, më e fortë, me e drejtë.” –shprehet Artan Grubi, BDI.

Takim delegacion e Venecias patën edhe partitë tjera shqiptare.

Ligji për gjuhët zyrtarisht u shpall pa dekretin e ish-presidentit të shtetit, sepse Gjorge Ivanov vlerësoi se ai e rrezikon karakterin unitar të shtetit dhe të Kushtetutës. Kritika ka pasur edhe nga linguistët maqedonas të cilët kanë thënë se ky ligj del nga kuadri i Marrëveshjes së Ohrit. Por nga ana tjetër akademikët nga AMSHA vlerësuan se me ligjin për avancimin e statusit të gjuhës shqipe zgjerohet përdorimi i saj dhe mbyllet një nga çështjet e hapura e cila me dekada ishte burim i tensioneve ndëretnike. /Biljana Georgievska/