close

Shqiptarët në tablonë e piktorëve europianë

45 piktura pasqyrojnë Shqipërinë e dikurshme

Këto piktura të rralla, ku në qendër janë shqiptarët në shekullin e 19të shfaqen për herë të parë për publikun kryeqytetas në Muzeun Historik Kombëtar.

Burrat me fustanellë, në dyluftim apo në ceremonitë festive kanë tërhequr vëmëndjen e piktorëve europianë, që me penelin e tyre kanë ngulitur dëshminë e shqipërisë tre shekuj më parë.

“Këtu janë një pjesë e madhe e territoreve shqiptare, të cilat janë eksploruar nga piktorë shumë të shquar, të cilët i gjetën fustanellën dhe personazhet shqiptare deri në Egjiptin e largët”-u shpreh drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi.

Por 45 pikturat origjinale janë të ekspozuara në muzetë më të rëndësishme europianë.

“Tablo të tilla do të gjeni në muzeun britanik, Luvër, në Austri, ku janë një pjesë e madhe e pikturave të Juvanoviç”.

Në këto piktura shfaqen edhe shqiptarët në Turqi, Egjipt e në vende të tjera ku bashkë me portretet vjen atmosfera e luftarve.

“Përveçse trima dhe luftëtarë kanë zhvilluar dhe artin e tyre në ato kohëra të vështira, kanë marrë pjesë në dasma, në lojërat e tyre tradicionale të asaj kohe”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjthë muajit Janar.

 

Tv Klan

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!