Të paktën 290 persona kanë vdekur në Shri Lankë, si pasojë e disa shpërthimeve në kisha dhe hotele luksoze, që kanë ndodhur mëngjesin e së dielës, teksa besimtarët kanë qenë duke kryer shërbimet për festën e Pashkëve.
Përveç të vdekurve, rreth 500 persona të tjerë janë plagosur dhe dhjetëra të huaj janë në mesin e viktimave.
Sulmet me bomba të ditës së diel, kanë shënuar incidentin më të përgjakshëm në Shri Lankë prej përfundimit të luftës civile më 2009. Në Shri Lankë vetëm shtatë për qind e popullsisë i takon besim të krishterë. Shumica e tyre janë budistë. /Agjencitë/