close

SHTABET PRESIDENCIALE: THIRRJE PËR ZGJEDHJE TË LIRA

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot shefat e shtabeve zgjedhore të tre kandidatëve për kryetar shteti bënë thirrje për zgjedhje demokratike, të qeta, dinjitoze dhe evropiane, që do të mbahen të dielën më 21 prill.

Deri sonte në mesnatë partitë politike, por edhe kandidatët të cilët hynë në garën për njeriun e parë të vendit, kanë të drejtë të prezantohen para qytetarëve, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në frymën e demokracisë shefat e shtabeve zgjedhore të tre kandidatëve Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, apeluan për dalje masive të dielën në një atmosferë demokratike dhe të drejt.

“Sa më masivisht të dalin të votojnë, të realizojnë të drejtën e tyre demokratike, të drejtën e votës, presim dhe shpresojmë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të drejt dhe demokratike, presim nga qeveria që në mënyrë sa më të përgjegjshme të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike.” -shprehet Igor Janushev-Shtabi i Siljanovskës.

“Apel i fuqishëm për zgjedhje të rregullta dhe të pastërta si kristal, si qeveri e cila i organizon këto zgjedhje jemi pak më të përgjegjshëm se aktorët tjerë politikë.”- tha Aleksandar Kiracovski-Shtabi i Pendarovskit,

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkovski në takim me shefat e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidenciale, vlerësoi se fushata deri tani është zhvilluar në atmosferë të qetë. /Verica Dimitrijevska/