close
Top LajmeVendi

SHTABI I KRIZËS: ORA POLICORE NGA 23:00, LOKALET TË PUNOJNË DERI 22:30

BF9E183A-2E5E-4F07-B802-FFE2226B3D7A

Në takimin e sotëm, Shtabi Qendror i Krizës ka propozuar që nga e Mërkura ora policore të fillojë në 23:00, kurse lokalet të punojnë deri ora 22:30. Vendimi duhet të miratohet në seancën e nesërme të Qeverisë. Edhe më tej lokalet do të mund të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

Nnjë propozim I këtillë vjen pasi ditëve ta kaluara shënojnë rënie shifrat e infektimeve të reja me COVID-19.

Lokalet u hapën më 28 Prill. Aktualisht punojnë deri ora 20:30, për shkak se sipas vendimit të javës së kaluar të Qeverisë, ora policore fillon në 21:00. Ora policore u hoq të Shtunën kur besimtarët ortodoks kremtuan Pashkët. Orë policore nuk do të ketë edhe për Bajramin. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia