close

SHTËPIA E BARDHË S’JEP INFORMACION PËR BISEDAT TRUMP-PUTIN

Shtëpia e Bardhë refuzoi kërkesën e tre komiteteve të Kongresit amerikan për informacione rreth bisedave private mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në Helsinki, verën e kaluar.

“Presidenti duhet të jetë i lirë të angazhohet në diskutime me udhëheqësit e huaj, pa frikë se këto komunikime do të zbulohen”, tha në përgjigje këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone. /Agjencitë/