close
EkonomiVendi

SHTIP: PASOJAT E PANDEMISË NË INDUSTRINË E TEKSTILIT

EBFB25CC-BDD6-4BA0-874A-86B8483AC7BC

DISA PUNONJËS MBETEN PA PUNË, TË TJERËT NDODHEN NË PUSHIM TË DETYRUESHËM!


Ulje e prodhimtarisë, pushime të detyrueshme, humbje e vendeve të punës por edhe mbyllje e tërësishme e kompanive. Këto janë pasojat që po i bart industria e tekstilit si rezultat  i pandemisë Kovid 19. Ekipi i Klan Maqedoni vizitoi kompanitë në qytetin e Shtipit, disa prej tyre vazhdojnë të rezistojnë edhe përskaj krizës që I ka goditur, por disa të tjera janë vënë në pauzë, duke pritur hapjen e tregjeve evropiane, duke pasur parasysh faktin se 95 përqind e prodhimtarisë atje, është e destinuar pikërisht për këtë treg.

Kristina Ampeva nga organizata “Punonjësit e Zëshëm të Tekstilit” tha se mbi 30 mijë punonjës në këtë industri kanë mbetur në rrugë gjatë kësaj periudhe. Ajo nënvizoi se shumë kompani kanë bërë edhe keqpërdorime.

KRISTINA AMPEVA, ORGANIZATA “PUNONJËSIT E ZËSHËM TË TEKSTILIT”

Shoqata ‘Zmaj’ ka bërë analiza dhe thanë se deri tash shpejt, mendoj se numri ishte rreth 6 deri në 7 mijë të punësuar që janë liruar nga puna, flasim për ekonomi formale, por lidhur me aspektin joformal se sa vende të punës janë humbur, atë nuk mundet askush ta dijë realisht.. Kishte keqpërdorime të ndryshme, kishte dorëheqje me marrëveshje për të cilat punëtorët nuk e majnë mend se kanë nënshkruar, shihet qartë se kishte nënshkrime të falsifikuara …09:34 Vlerësoj se si shtet prej 1,5 milion qytetarë, nuk jemi të gatshëm të lëmë në rrugë mbi 30 mijë njerëz, vetëm nga industria e tekstilit ”

Kire Nashkov punëdhënës por edhe përfaqësues i shoqatës së punonjësve të tekstilit theksoi se momentalisht po shfrytëzohet pushimi I detyrueshëm si mekanizëm për të prolonguar largimin e punonjësve nga puna.

KIRE NASHKOV, PËRFAQËSUES I SHOQATËS SË PUNONJËSVE TË TEKSTILIT

“Ja luftuam sa mundëm, erdhi situata ku njerëzit e ndoshta 95 përqind e kompanive janë nëpër shtëpi, në pritje të asaj se çfarë do të ndodh. Momentalisht I kemi lëshuar njerëzit në pushim, do ta shfrytëzojmë pushimin që jemi të obliguar t’ua japim, shpresojmë se derisa zgjat ai pushim, të marrim ndonjë porosi që të planifikojmë se kur do të kthehen njerëzit në punë. Nëse ajo zgjat më shumë, e dini kompanitë kanë një afat deri kur mund të durojnë, diku 3-4 javë, gjithçka më shumë se kjo do të nënkuptonte largim të punëtorëve nga puna.”

AJNUR BAFQARI, GAZETARE

“Edhe një tjetër fabrikë e cila veprimtarinë e saj e ka vënë në pauzë. Punëtorët e fabrikës së këpucëve ‘Bargalla’ tashmë tre javë ndodhen në pushim të oligueshëm. Roja na tha se për momentin në këto hapësira nuk ndodhet asnjë I punësuar, ndërkaq aty brenda po zhvillohej një mbledhje në mes menaxhmentit dhe drejtorëve për të parë se si do të zhvillohen punët më tej.”

Përderisa për disa kompani ndihmat financiare për pagat ishte e panevojshme, për disa të tjerë çfarëdoqoftë ndihme është e mirëseardhur në këtë periudhë.

VENCO FILIPOV, PRONAR DHE DREJTUES I DY KOMPANIVE TË TEKSTILIT

“2019 në raport me vitin 2020 është ulur për thuajse 60 përqind puna. Unë arrita ti mbaj kompanitë edhe me paga edhe më të punësuar, mora një ndihmë mujore për njërën nga kompanitë, tjetra nuk I plotësonte kushtet dhe në këtë situatë çfarëdoqoftë ndihme është e mirëseardhur. Pandemia do të vjen dhe do të shkojë, problem më I madh është mosdija e ardhmërisë së këtij shteti.”

Kompanitë shpresojnë për lirim të shpejtë masave për mbrojtje nga koronavirusi në Gjermani, Holandë, Angli e Itali, që me automatizëm do të nënkuptonte porosi të reja dhe kthim në normalitet. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia