close

SHTYHET INTERPELANCA KUNDËR SPASOVSKIT

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka anuluar seancën në të cilën duhej të debatohej dhe vendoset për interpelancën për Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Kryetari i Kuvendit nuk hyri në detaje në lidhje me këtë vendim, por tha se seanca sërish do të caktohet, pas marrëveshjeve shtesë.

Interpelanca për punën e Spasovskit i dorëzuar nga deputetët e opozitës maqedonase. Xhaferi gjithashtu e anuloi seancën për ligjet reformuese, e cila po ashtu ishte paraparë për sot. Ai rekomandoi koordinatorët e grupeve të deputetëve për të siguruar kushte, pasi siç tha, për këto ligje duhet shumicë prej dy të tretave. /Klan Maqedoni/