close
Sport

SHTYHET REVANSHI WILDER-FURY

Boksiiii

WBC merr vendimin dhe zbulon arsyen


Presidenti i Këshilli Botëror i Boksit WBC, Mauricio Sulaiman, ka bërë me dije se revanshi mes kampionit të botës në peshën e rëndë të këtij Divizioni, Deontay Wilder dhe sfiduesit Tyson Fury është shtyrë. Pas urdhërit të WBC-së, marrëveshja për këtë revansh duhej të ishte arritur që dy javë më parë, por ende nuk ka asgjë konkrete.

“Sfida mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk do të jetë dueli i radhës mes dy boksierëve. WBC ka marrë një informacion se Wilder ishte i gatshëm për revanshin, por Fury kishte një drejtim tjetër për të ardhmen e tij. Ai konfirmoi se do ta zhvillojë këtë përballje të dytë në një kohë tjetër”, thuhet në deklaratën e WBC-së, bërë publike mëngjesin e së mërkurës. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia