Çështja rreth jehonës është një nga pikat kryesore të raportimeve të agjencive botërore të lajmeve për zgjedhjet presidenciale.
“Emri i ri i polarizoi votuesit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut”, thekson agjencia e lajmeve Rojters duke shtuar se pikërisht dallimet në qëndrimet rreth Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit dominuan edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore.
E gjithë kjo, siç vlerëson Rojters, tregon se nuk pritet që të zgjidhet presidenti në rrethin e parë, që d.m.th se do të shkohet në rreth të dytë më 5 maj.
Agjencia shton se jehona e votuesve mund te jetë shumë e ulët, gjë e cila, sipas saj, është rezultat i zhgënjimit të tyre nga politikanët.
Funksioni I Presidentit në Maqedoninë e Veriut është kryesisht ceremonial, por presidenti vepron edhe si komandant suprem i forcave të armatosura, dhe gjithashtu nënshkruan ligje të miratuara në Kuvend, thekson Rojters.
Funkisonin ceremonial të presidentit e përmend edhe agjencia e lajmeve Asoshiejtid Pres.
“Megjithatë, këto zgjedhje shihen si test kyç për Qeverinë, pas ndarjes së thellë, pasi vendi e ndryshoi emrin, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve mbi dydekadëshe me Greqinë fqinje”,thekson Asoshiejtid Pres.
Agjencia franceze e lajmeve Frans Pres thekson se bëhet fjalë për zgjedhjet e para që organizohen në vend pas ndryshimit të emrit.
“Votimi në Maqedoninë e Veriut vjen pas më pak se tre muaj pasi hyri në fuqi marrëveshja në mes Athinës dhe Shkupit”, thekson agjencia, duke përkujtuar se të tre kandidatët pretendojnë të vijnë në vendin e Gjorge Ivanovit, i cili nuk mund të garojë edhe për një mandat, duke pasur parasysh se plotësoi maksimumin e dy mandateve të njëpasnjëshme.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA vlerëson se asnjëri nga kandidatët nuk pritet të fitojë në rrethin e parë, me më shumë se 50% të votave.
Kjo, siç theksohet, d.m.th se do të jetë i domosdoshëm rrethi i dytë i zgjedhjeve pas dy javësh. /REL/