close

SHTYPI I HUAJ PËR VIZITËN E PAPËS

Nju Jork Tajms: Maqedonia e Veriut u vendos në hartë


Reagime të ndryshme të shtypit të huaj për vizitën e djeshme të parë të kreut të Kishës katolike në Shkup. Kryesisht theksohen fjalët me të cilat papa në mënyrë pozitive e përshkruan karakterin multikulturor dhe multifetar të shoqërisë, si dhe shpresën e tij se kjo do të ndihmojë për integrim më të shpejtë me pjesën tjetër të Evropës.

Vizita e Papës ndihmon që Maqedonia e Veriut të vendoset në hartë – thuhet në titullin e gazetës amerikane Nju Jork Tajms. Pasiqë më në fund e zgjodhi çështjen e emrit me Greqinë, dhe pritet që të anëtarësohet në NATO deri në fund të vitit. Maqedonia e Veriut, me vizitën e kreut të Kishës katolike, mori edhe një sinjal se kanë përfunduar tri dekadat e izolimit ndërkombëtar. Në takim me përfaqësues të lartë të qeverisë, Papa Françesku e quajti Maqedoninë “Urë midis Lindjes dhe Perëndimit”, historia e diversiteteve e së cilës do t’i ndihmojë të ndërtojë lidhje të afërta me vendet tjera evropiane. Ai ka shpresë se “integrimi do të zhvillohet në mënyrë nga e cila do të ketë dobi i tërë Ballkani Perëndimor”.

Radioja Frans Internacional vë në pah se Papa Françesku, duke përshkruar Maqedoninë e përdori termin “Enë në të cilën shkrihen kultura, identitete etnike dhe fetare”. Ai e motivoi vendin e vogël ballkanik të shpejtojë me përpjekjet për integrim sa më të afërt me pjesën tjetër të Evropës.

Ajo që është më e çmueshme është “bashkëjetesa multietnike dhe multifetare” midis njerëzve, e trashëguar nga historia e pasur, e krijuar me shekuj, i citon fjalët e Papës gazeta me influencë Vatikan Njuz.

E gjithë kjo rezulton me bashkëekzistim të qetë dhe që zgjat, në të cilën identitetet e këtyre njerëzve shprehen dhe zhvillohen, pa nënçmime, pa dominim dhe pa diskriminim midis njëri-tjetrit.

Për agjencinë Rojters një nga arsyet kryesore për vizitën në Maqedoni dhe Bullgari, vende kryesisht me popullatë ortodokse, është që të përmirësohen marrëdhëniet me Kishat Ortodokse, si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për bashkim eventual në mes krahut lindor dhe atij perëndimor të Krishterizmit, të ndara në vitin 1054. Por, kjo është detyrë delikate, sepse Kishat ortodokse në të dyja vendet janë të ngatërruara në përplasje të brendshme, të cilat në njëfarë mënyre kanë ndikuar edhe në marrëdhëniet me Kishën katolike. /Biljana Georgievska/