Autore e kujtimeve ‘Gjëra që s’kemi guxuar t’i themi’
Diet Eman, një luftëtare e paepur për shpëtimin e hebrenjëve, në Luftën e Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare. Gruaja nga Miçigeni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lindur në Holandë, kishte qenë pjesë e rezistencës klundër pushtimit nga Gjermania naziste më 1940.
Në librin e saj të kujtimeve nga viti 1994 ‘Gjëra që nuk kemi guxuar t’i themi’ Dajet Eman ka përshkruar me hollësi se hebrenjëve u kishte siguruar dokumente udhëtimi dhe si i kishte ndihmuar pilotët aleatë avionët e të cilëve ishin rrëzuar nga ushtria gjermane. Gjatë një vizite më 2019, mbreti i Holandës, Vilem Aleksander e kishte radhitur atë ndër ‘heronjtë kombëtarë’ të vendit. /Agjencitë/