IM Pei, dizajnet moderne dhe projektet cilësore të të cilit e bënë atë arkitektin më të njohur dhe më prodhimtar të shekullit të 20-të, ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare. Vdekjen e tij e ka konfirmuar një zëdhënës i firmës së arkitekturës të Pei në New York. Muzetë, ndërtesat, hotelet, shkollat dhe strukturat që Pei i ndërtoi nëpër tërë botën tregojnë në gjeometri precize dhe një cilësi abstrakte duke e pasur dritën në rend të parë.
Ato janë ndërtuar nga guri, çeliku dhe xhami dhe ngjashëm me Muzeun e Luvrit, Pei shpeshherë përfshiu piramida të xhamit në projektet e tij. Luvri, pjesë të të cilit datojnë që nga shekulli i 12-të, rezultoi të ishte më e diskutueshmja duke filluar nga fakti se Pei nuk ishte francez. Kur Pei fitoi çmimin ndërkombëtar të arkitekturës Pritzker në vitin 1983, ai e përdori çmimin prej 100,000 dollarësh për të filluar një program që u mundësonte kinezëve që donin të bëheshin arkitektë të studionin në SHBA. /Agjencitë/