Si do të zgjidhet fituesi i edicionit të 23-të të Kënga Magjike

Ky është edicioni 23-të i festivalit Kënga Magjike, ndaj dhe juria vendosi që në mbrëmjen e madhe të së shtunës, Grand International Final, të performojnë 23 artistë. Ndërkohë mbrëmjen e kësaj të enjteje po mbahet nata finale e këngës shqiptare, në një skenë magjepsëse në Pallatin e Koncerteve.

Që në nisje, Ardit Gjebrea shpjegoi edhe mënyrën sesi do të funksionojë i gjithë sistemi i votimit për të shpallur fituesin e madh të festivalit Kënga Magjike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ardit Gjebrea: Mbrëmë, pas përfundimit të natës së dytë gjysmëfinale të gjithë artistët Big dhe ata New Artist të cilët u kualifikuan nga juria kanë votuar në 2 fletë votimi, një me artistët shqiptarë dhe një me artistët e huaj. Votimit të artistëve u është bashkangjitur dhe votimi i jurisë dhe publikut. Nga emrat e artistëve shqiptarë janë përzgjedhur 20 finalistët e sotëm. Në fund të mbrëmjes së sotme sipas renditjes në votim do të deklarohen dhe 12 artistët shqiptarë që do të këndojnë në Grand International Final. Dhe po sipas votimit do të deklarohen dhe 9 artistët e huaj që do t’i bashkohen artistëve shqiptarë. Por juria ka të drejtë të shtojë në Grand International Final një artist shqiptar dhe një të huaj. Dhe meqenëse se jemi në edicionin e 23 të festivalit Kënga Magjike, juria vendosi që në mbrëmjen e madhe, të shtunën, të jenë 23 artistë që do të performojnë. Nesër paradite artistët e shpallur pjesëmarrës në Grand International Night, si dhe juria do të votojnë për fituesin e madh të festivalit Kënga Magjike. Ndërsa votave të artistëve pjesëmarrës dhe jurisë në mbrëmjen e së shtunës do t’i shtohet edhe vota e publikut, i cili do të votojë live. Me gjithëpërfshirës së kaq një sistem tjetër votimi./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share