close

SIGURIA ONLINE: VIDEO-LOJËRAT E RREZIKSHME PËR FËMIJË

Megjashi: Prindërit të ndajnë më shumë kohë me fëmijët


Ende ka një vetëdije të ulët për mundësitë e keqpërdorimit të të dhënave të fotografive të cilat pandërprerë publikohen në internet gjë që i brengos ekspertët e teknologjisë informatike, por edhe prindërit. Ambasada e parë e fëmijëve për shkak të paralajmërimeve brengosëse e prindërve për praninë e fëmijëve në internet rekomandon: prindërit të ndajnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Tanimë dy dekada digjitalizimi si pjesë e përditshmërisë sonë po merr përmasa të mëdha. Nëse i bashkëngjitemi të ashtuquajturës botë onlinë duhet të jemi të kujdesshëm thotë Hajan Selmani-ekspert i fushës së teknologjisë, duke shtuar se në rrjedhat e internetit duhet të futemi me besim të plotë.

“Fare nuk mbahet llogari se çfarë do të thotë në prapaskenë fjalia “dua t’ja tregoj botës dhe miqëve të mi çdoherë kur në Facebook do të publikohet ndonjë fotografi, apo ndonjë tekst i shkruar.” tha Hajan Selmani

Selmani thotë se ende është e ulët vetëdija për rëndësinë e të qenit online, të shpërndash informacione të caktuara private dhe shumë pak mendohet për sigurinë dhe keqpërdorimit e të dhënave ose fotografive që publikohen online. Ai bën thirrje që bota virtuale të perceptohet si realitet.

“Kur ju të publikoni diçka online pyeteni veten a do të vepronit kështu edhe në botën reale. Nëse ju publikoni, për shembull, album nga ditëlindja e fëmijës suaj dhe nëse ky album është publik, pra që të mund ta shohin të gjithë dhe jo vetëm miqtë tuaj, pyeteni veten se a do të vendosnit një album të plotë të fëmijës suaj para ndërtesës ku të gjithë do të mund ta shohin.deklaroi Hajan Selmani.

Por shumica e prindërve nuk medojnë kështu, thonë nga organizata për të drejtat e fëmijëve ‘Megjashi’ veçanërisht pas paralajmërimeve se shumë fëmijë janë përfshirë në rrjetin ndërkombëtarë të video lojrave që janë të rrezikshme për sigurinë e tyre, siç është loja “balena blue” për të cilën pohohet se i nxit fëmijët drejt vetëvrasjes.

“Kemi edhe paralajmërime anonime për mundësinë që fëmija i cili vdiq nga Koçani, ndoshta mund të ketë ndodhur nga loja “balena blue”. Fëmijët të cilët vijnë për t’u këshilluar sjellin të dhëna të trishta se adoleshentët në shkollë fillore të moshës 12-14 vjeçare, ndodh që brenda ditës të luajnë video lojëra 15 orë. Duhet të mendojmë seriozisht për varësinë nga video-lojërat sepse një gjë e tillë tashmë po ndodh. “ theksojnë nga Megjashi.

Mediat botërore shkruajnë se në Rusi më shumë se 130 të rinjë kanë vdekur vetëm për shkak të lojës “balena blue”, dhe për këtë arsye ekspertët rekomandojnë më tepër kontroll nga ana e prindërve dhe bashkëbisedime me fëmijët e tyre për rreziqet online. Përndryshe çështja e sigurisë së të dhënave personale në disa vende është ngritur në nivel qeveritar. Në Evropë dhe SHBA kërkohet përgjegjësi nga pronarët e Facebook në lidhje me keqpërdorimin e të dhënat personale nga personat e tretë. /Verica Dimitrijevska/