close

SIJARTO: KONSULTOHEMI ME GRUEVSKIN SEPSE E NJEH RAJONIN

Sjellje e padrejtë dhe jo fer, janë fjalët me të cilat ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë Peter Sijarto e përshkroi qëndrimin e disa vendeve anëtare të BE-së, që të mos e japin datën për fillim të negociatave me Maqedoninë tani, por në tetor. Në Budapest, jo vetëm që qeveria e kryeministrit Viktor Orban është mbështetës i fuqishëm i politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë, por sipas Siijarto për këtë angazhohet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga vendi dhe kërkoi mbrojtje përmes azilit në Hungari. Zëvëndëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, nikoqir i kolegut hungarez, thekson se çështja rreth Gruevskit nuk duhet t’i ngarkojë marrëdhëniet e mira bilaterale me Hungarinë, e cila pritet që nesër të nënshkruajë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Parlamenti në Hungari pritet që nesër të miratojë protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, ndërsa sipas fjalëve të ministrit të Punëve të Jashtme Peter Sijarto, Budapesti zyrtar është mbështetës i fuqishëm i politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit perëndimor. Prolongimi i datës për fillim të negociatave me Maqedoninë, nga qershori në tetor, sipas tij,  është vendim i padrejtë.

“Mendoj se është plotësisht e padrejtë dhe vetëm harxhohet kohë kur bëhet fjalë për të marrë këtë vendim. Franca në një farë mënyre angazhohej për prolongimin e negociatave, Bundestagu gjithashtu nuk ishte I bindur për të sjellë vendim të shpejtë, mund tju them se kjo është e padrejtë për vendin tuaj.”- tha Petre Sijarto, Minister i Punëve të Jashtme i Hungarisë.

Përveç qeverisë hungareze, sipas Sijartos, nga Budapesti për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, angazhohet edhe ish-kryeministri nw arrati Nikolla Gruevski. Për çfarë konsultohen autoritetet hungareze dhe nëse Gruevski spiunon për ta, Sijarto nuk u përgjigj në detaje para gazetarëve.

“Dikush që ka qenë kryeministër në këtë rajon për 10 vite mendoj se ka shumë njohuri dhe e kupton mirë atë . Unë nuk jam I autorizuar të publikoj asnjë pjesë të diskutimeve tona, megjithatë mund tju them se ishkryeministri juaj angazhohet shumë për anëtarësimin në BE.” -deklaroi Petre Sijarto, Minister i Punëve të Jashtme i Hungarisë.

Zëvëndëskryeministri Bujar Osmani, nikoqir I mysafirit nga Hungaria, u pajtua me qëndrimin e Sijarto se çështja e Gruevskit është e natyrës juridike.

“Pajtohem me faktin që kjo është çështje juridike me të cilën merren institucionet e asaj fushe dhe ata komunikojnë, megjithatë nga dita e parë nuk kemi lejuar që ajo ti ngarkojë marrëdhëniet e mira politike midis nesh dhe Hungarisë.”- shprehet Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Eurointegrime.

Për shefin e diplomacisw hungareze është e papranueshme që viti 2025 tw përmendet si afati më i afërt për pranimin e një anëtari të ri nga Ballkani Perëndimor. Përse duhet të pritet deri atëherë, kur zgjerimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për ekonominë, gjithashtu edhe për sigurinë e Evropës  dhe të rajonit, deklaroi ai sot në Shkup. /Klan Maqedoni/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!