Mickoskit i pëlqen qëndrimi i opozitës shqiptare për raundin e dytë
I kërkon votat e shqiptarëve, por përkrahet nga personi i vetëm që është i dënuar për krime lufte, edhe atë për krime të bëra ndaj shqiptarëve të Lubetenit. Madje, e mohon se Tarçullovski po e përkrah.
“Si kërkoni vota nga shqiptarët kur Tarçullovski është me ju gjatë gjithë kohës? Nuk është e vërtetë se qëndron afër meje.” – deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova, Kandidate për President.
Nga ana tjetër, kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që të arrihet pragu zgjedhor. Nuk sheh asgjë të keqe në qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët. Mickoskit i pëlqen fakti që opozita shqiptare nuk dëshiron të përzihet në raundin e dytë, kurse deklaratën e kryetarit, Ziadin Sela e cilëson se është dhënë në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve demokratike të shtetit.
“Deklarata e tij ishte në drejtim të përmirësimit të demokracisë, në drejtim të esencës së demokracisë, e ajo është që qytetarët janë sovran i pakontestueshëm dhe e drejta e tyre është se a do të votojnë apo jo. E drejta e tyre është se a do të votojnë apo jo, por absolutisht nuk pajtohem se deklarata e tij është në drejtim të bojkotimit, përkundrazi ajo deklaratë është në drejtim të përmirësimit dhe forcimit të kapaciteteve demokratike të shtetit.” –tha Hristjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Pesë vite më parë, pasi BDI nuk arriti të merret vesh për kandidat të përbashkët me asnjë prej partive maqedonase, vendosi t’i bojkoton zgjedhjet, e Ivanov e fitoi Pendarovskin me mbi 120 mijë vota diferencë. /Furkan Saliu/