close

SILJANOVSKA DO TË ZVOGËLONTE KABINETIN QEVERITAR

“Nuk ka nevojë për Këshilltarë, Zëvëndës, Agjenci dhe Byro


Në video mesazhet e drejtuara për mbështetësit e saj, kandidatja e opozitës për kryetare shteti, Gordana Siljanovska, deklaron se do të angazhohet për zvogëlim të kabinetit qeveritar, në rast se partia që qëndron pas saj, VMRO-DPMNE, vjen sërish në qeveri. Siljanovska thekson e kupton zhgënjimin e disa prej votuesve, por shton se bojkotimi i procesit zgjedhor nuk është zgjidhje.

Partia që qëndron pas kandidaturës së saj, VMRO-DPMNE, në qoftë se sërish kthehet në qeveri, e ka patjetër ta vërtetojë se ka ndryshuar, të tregojë jovazhdimësi me qeverisjen e garniturës së mëparshme, sepse nuk guxon të mbetet ashtu siç ka qenë. Këtë e deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova, në një nga video mesazhet të publikuara sot në profilin e saj të fejsbukut. Në mes tjerash ajo sugjeron zvogëlim të kabinetit të kryeministrit dhe të pozitave tjera të larta:

“Do të sugjeroja të hiqen gjysma e ministrave. 26 ministra në vendin më të varfër dhe 6 në Zvicër. Turp. Zëvëndës, do të thoshte kryeministri -fshesë, por fshesë e vërtetë. Zëvëndës të drejtorëve të ndërmarrjeve publike, nuk ka nevojë, këshilltarë, shikojeni listën. Ata njerëz i këshillojnë? Jo, nuk ka nevojë.”- tha Gordana Siljanovska-Davkova, Kandidate për Presidente.

Në një tjetër video mesazh, gjithashtu me datën e sotme, Siljanovska deklaron se qytetarët gjatë zgjedhjes duhet të udhëhiqen nga personi, dhe jo nga partia që qëndron pas tij. Ajo shton se “nuk do të jetë as 101 as 102 % e dikujt që qëndron pas saj, por do të jetë 100% vetja”. Siljanovska thekson se e kupton zhgënjimin e votuesve, por bojkotimi i zgjedhjeve nuk shpie drejt asnjë zgjidhje. /Biljana Georgievska/