close

SILJANOVSKA: KOHA T’IU JAPIM FUND NDASIVE TË MËDHA

Kandidatja për presidente shteti profesoresha Gordana Siljanovska- Davkova, mbrëmë foli para qytetarëve të Vallandovës dhe Gjevgjelisë, ndrësa sot ajo do të flasë para qytetarëve të të dy komunave të Shkupit-Aerodromit dhe Gazi Babës.

Kandidatja për presidente e përkrahur nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë, Gordana Siljanovska – Davkova gjatë paraqitjes së saj në Gjevgjeli rekomandoi se tani është koha e vërtetë për ndryshime. -Vetëm nëse pushteti është në duar të duhura ne bashkërisht mundemi të krijojmë ambient për ndryshime, tha Siljanovska.

“Ka ardhur koha që t’u japim fund ndarjeve më të mëdha dhe më të thella në Maqedoni, jo vetëm midis etniteteve të ndryshme, por edhe në trungun e shkëputur maqedonas. Në dinjitetin e nëpërkëmbur maqedonas. deklaroi Siljanovska Davkova-Kadidate për Presidente.

Davkova theksoi se në qeverinë e LSDM-së dhe të Zaevit nuk ka demokraci dhe institucione të fuqishme, por individ me forcë që të qevrisë dhe t’i kontrollojë të gjitha institucionet, gjë që sipas saj nuk është e pranueshme.

Para qytetarëve foli edhe kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.

“Këta njerëz gënjeshtar nuk duan të ecin përpara për të parë një shtet dhe qytetarë të pasur. Ata marshojnë përpara me thasë të mbushur me para të vjedhura. Hajde më 21 prill, të bashkohemi dhe t’iu tregojmë se si me të vërtetë ecet përpara.” -shprehet Hristijan Mickoski- Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO DPMNE-në dhe koalicioni të martën para qytetarëve të komunës Aerodrom dhe Gazi Baba, do ta prezantojë kandidatja për presidente shteti Gordana Siljanovska–Davkova. /Verica Dimitrijevska/