Në ditën e katërt të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale, kandidatja për kryetare shteti e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova në mitingjet e mbrëmshme në Vinicë dhe Koçan u shpreh se është e preokupuar me kërcënimin e pavarësisë së vendit, në rast se nuk ka mekanizëm për luftë të korrupsionit dhe krimit.
Kandidatja për kryetare shteti e përkrahur nga VMRO-DPMNE, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, gjatë tubimit në Vinicë dhe Koçan është shprehur se duhet angazhim më i madh në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të cilët, siç tha, kërcënojnë pavarësinë e vendit.
Kërcënimi më i madh për pavarësinë e një vendi janë korrupsioni dhe krimi, këtë e përsërisin vazhdimisht analistët amerikanë. Nëse është kështu atëherë pavarësia jonë është nën kërcënim të madh, pasi vërshime të këtilla krimi mendoj se nuk kemi përjetuar.” –tha Siljanovska.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke u prononcuar kundër Marrëveshjes së Prespës ka shprehur dyshime edhe rreth negociatave me BE-në.
“Është padrejtësi kur vitin e kaluar nëpër sheshe do të vallëzonin se kemi fituar datën për bisedime, pastaj do të pendohen dhe do të thonë nuk e kemi fituar dhe as këtë vit nuk do ta fitojmë. Sepse në Evropë nuk shkohet me politikanë të aboluar.” – deklaroi Hristijan Mickoski.
Siljanovska gjatë ditës ka takuar edhe shoqatën e personave të verbër. /Verica Dimitrijevska/