close

SILJANOVSKA: LIGJI PËR GJUHËT DO TË SHKAKTOJË KAOS

VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni me të mirë të martën mbrëmë para qytetarëve të Gostivarit dhe Tetovës e prezantuan kandidaten e tyre për kryetare shteti, profesoreshën Gordana Siljanovska-Davkova.

Kandidatja për kryetare shteti e përkrahur nga VMRO-DPMNE, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova, mbrëmë u takua me qytetarët e Gostivarit dhe Tetovës. Siljanovska-Davkova në Tetovë apeloi për multietnicitet, për sundimin e ligjit dhe të drjetës, me theks të veçantë për ligjin e gjuhëve.

“Nuk jam kundër zgjerimit të të drejtave gjuhësore, por kjo të bëhet në kuadër të Kushtetutës dhe Marrëveshjes Kornizë”, theksoi Davkova.

“Nuk kam asgjë kundër, siç dëshirojnë të thonë, por teza se nëse të gjithë kemi gjithçka njësoj, duke përfshirë edhe gjuhën, kjo d.m.th. shoqëri për të gjithë. Kjo nuk mban”! -shprehet Gordana Siljanovska-Davkova.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij para qytetarëve të Gostivarit dhe Tetovës, e akuzoi qeverinë për politikat e dështuara ekonomike të cilat sollën shpërnguljen masive të të rinjve, tha ai.

“Ka padrejtësi në Maqedoni, njerëz të zhgjënjyer dhe të demotivuar, të cilët masivisht shpërngulen dhe e lënë vendlindjen, njerëz të cilët ballafaqohen me pyetjen të jesh apo të mos jesh. Pjesa më e madhe e tyre vendosin të largohen përgjithmonë dhe t’i marrin familjet me vete-deklaron Hristjan Mickoski-Kryetar i VMRO-DPMNE.

Profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova sotë mërkurën do të prezantojë programin e vetë zgjedhor para qytetarëve të komunave të Shkupit Butel dhe Karposh. /Verica Dimitrijevska/