close

SILJANOVSKA: MAQEDONIA PATJETËR DUHET TË REFORMOHET

Kandidatja për kryetare shteti e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë e vizitoi qytetin e Manastirit. Siljanovska në takim me qytetarët e Manastirit theksoi se pranvera maqedonase do të mbahet mend jo vetëm për fushatën e pazakonshme, por edhe për reformat.

Kandidatja presdienciale e mbështetur nga VMRO-DPMNE, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova u takua me qytetarët e Manastirit, nga atje Siljanovska-Davkova në mënyrë kritike deklaroi se janë të nevojshme reforma, sepse siç është për momentin, Maqedonia nuk është vend i përshtatshëm për të jetuar.

 “Maqedonia për momentin nuk është vend i përshtatshëm për të jetuar. Maqedonia duhet të reformohet në çdo aspekt. Reformat duhet të fillojnë nga ata lart. Mendoj se kemi pasur dhe ende kemi krizë serioze të lidershipit.” – tha Gordana Siljanovska-Davkova, Kandidate për Presidente.

Në pozitat më të reja nuk ka njerëz të cilët dinë, profesionistë dhe kompetentë, me integritet dhe dinjitet, por besoj kjo pranverë maqedonase do të njihet jo vetëm siç thonë për  fushatën e pazakonshme por edhe për reformat, theksoi Siljanovska.

Në fushatë, siç deklaroi Siljanovska, është sjellur trimërisht, dhe ashtu do të sillet edhe në ditët e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhje të presidentit. /Verica Dimitrijevska/