Përmes reformave të arrijmë në BE dhe të mos i bojkotojmë zgjedhjet presidenciale, porositi kandidatja e VMRO-DPMNE-së për kryetare shteti Gordana Siljanovska Davkova, në mitingjet e mbrëmshme në Rosoman, Negotinë dhe Kavadar.
Kandidatja e opozitës për kryetare shteti, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, gjatë një prononcimi shprehu bindjen se një grua mund të jetë Komandante Supreme e Armatës. Siljanovska Davkova përsëri theksoi se rruga drejt BE-së është rrugë e reformave të shumta.
“Kështu, ne të mbledhur rreth juve, dhe ju rreth neve, do ta gjejmë vendin në Evropë, dhe do t’i njohim vlerat evropiane këtu në Maqedoni. Pasiqë në Bruksel nuk shkohet me Titanik.” –tha Gordana Siljanovska Davkova – Kandidate për President.
“Do të fitojmë”, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim dhe fitore në rrethin e parë dhe atë të dytë.
“A dëshirojmë që ende në Maqedoni të zgjasë: them, harroj, mohoj? Le të themi të gjithë në një zë: ne jemi të gjithë për t’i uruar fat Maqedonisë, Maqedonia është ajo që na duhet neve.” – deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska është shprehur kundër bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale duke nënvizuar se nuk duhet të lejohet që dy individë të zgjedhin presidentin. /Verica Dimitrijevska/