close

SILJANOVSKA: NUK DO TË BOJKOTOJMË, DO TË FITOJMË

Kandidatja për kryetare shteti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova ka mbajtur tubime në  Debërcë, Resnjë dhe Strugë. Gjithashtu ajo ka hapur edhe shtabin e saj zgjedhor për zgjedhjet presidenciale.

Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, u bëri thirrje qytetarëve të Strugës se Maqedonia evropiane është larg nga nënshkrimi i marrëveshjes, e cila sipas Davkovës është nënshkrim për dështim. Miqtë evropianë do të verifikojnë nëse jemi vend me zero tolerancë ndaj nepotizmit, korrupsionit, thotë ajo.

“Së shpejti do ta shihni se nuk është e mjaftueshme të nënshkruani marrëveshje, edhe atëherë kur i përgjigjet tjetrit, ata të Evropës do të kërkojnë dhe do të verifikojnë nëse në këtë vend sundon ligji.” – tha Gordana Siljanovska Davkova – Kandidate për Presidente

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, shprehu keqardhjen e tij lidhur me mosintonimin e himnit maqedonas gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit grek Aleksis Cipras. Sipas Mickoskit ky është edhe një manipulim i Kreyministrit.

“Nuk ka pasur kohë për himnin, ky është arsyetimi. Jo zotëri Zaev ky nuk është arsyetim, arsyetimi dhe e vërteta janë ndryshe, janë ajo që e ke nënshkruar ti.” –shprehet Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kandidatja presidenciale e opozitës ka hapur edhe shtabin e saj zgjedhor për zgjedhjet presidenciale. Ajo ka bërë të ditur se do të zhvillojë një fushatë modeste. /Verica Dimitrijevska/