Ikonat e mrekullueshme dhe afresket nuk përputhen me ndërtimin pa leje
Kandidatja për kryetare shteti e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë ditës së djeshme u takua me qytetarët e Ohrit, sot fushatën zgjedhore e vazhdon me aktivitete të shumta në kryeqytet, ndërsa tribunën kryesore do ta organizojë në komunën Gjorçe Petrov.
Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja për kryetare shteti e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në takimet e djeshme me qytetarët e Ohrit deklaroi se deligjitimimi i qeverisë mund të realizohet vetëm me rrugë institucionale, Siljanovska e vizitoi kishën “Sveta Bogorodica Kamensko”, e cila gjendet në Ohër, ku ndërtohet objekti i cili është cilësuar si ndërtim pa leje.
“Ohri është në mbrojtje të UNESKO-s, por disi ikonat e mrekullueshme dhe afresket nuk shkojnë me ndërtimin e egër më poshtë dhe mendoj se kjo është paralajmërim. Shpresoj që qytetarët do dinë si të sillen ndaj atyre që kanë respekt për trashëgiminë shpirtërore.” – tha Gordana Siljanovska-Davkova, Kandidate për Presidente.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u takua me qytetarët e komunës së Petrovecit.
“Pres që ajo fitore do të jetë edhe më e madhe në rrethin e dytë, sepse tani praktikisht vendoset për të ardhmen e vendit”-deklaroi Hristjan Mickoski Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kandidatja për kryetare shteti Gordana Siljanovska-Davkova sot do të takohet me qytetarët e komunës Gjorçe Petrov, në tribunë të titulluar “me votë drejt vendimit për fatin tonë”. /Verica Dimirtijevska/