close

SILJANOVSKA: SHTETI I SË DREJTËS, PARTIA JONË E PËRBASHKËT

Kandidatja për kryetare shteti e përkrahur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni për Maqedoni më të mirë, Gordana Siljanovska-Davkova, sot do të mbajë fjalim para qytetarëve të Krushevës dhe Prilepit. Mbrëmë ajo e prezantoi programin e saj zgjedhor para qytetarëve të komunave të Shkupit Qendër dhe Kisella Vodë.

Ne nuk kemi qeveri ligjdhënëse, ekzekutive dhe gjyqësore. Ne nuk kemi frena. Gjithçka është në dorë të një grupi të Ilindenit dhe gjithçka është në dorë të një njeriu, theksoi kandidatja për kryetare shteti Gordana Siljanovska-Davkova para qytetarëve të pranishëm në komunën Qendër. Sipas saj, duhet të punohet në konsolidim demokratik dhe në dalje përfundimtare nga tranzicioni, i cili në vend zgjat 30 vite.

“Për socialdemokratët shteti social duhet të jetë më i rëndësishmi, por piramida në të cilën jetojmë sot është tepër e ashpër, pasi në majën e saj ka më pak se 10% njerëz të pasur. Klasa e mesme, inteligjenca nuk ekziston sepse u varfërua. Në bazën e piramidës janë të gjithë të varfërit.”- deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova- Kandidate për President.

Në tubim para qytetarëve foli edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se Maqedonia ka potencial për ndryshim, por për këtë kërkon përkrahje për profesoreshën Siljanovska, që më pas në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ta fitojnë qeverinë aktuale.

“Maqedonia mundet më shumë nga ajo që është realisht sot, por për këtë na duhet shans, dhe mua nuk më vjen turp ta kërkoj dhe t’ju lus për atë shans.”- tha Hiristjan Mickoski-Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj gjithashtu theksoi se është rritur përkrahja te shqiptarët e Maqedonisë, dhe pikërisht ata e dinë çfarë është “Besa”, ata dinë të njohin cili është presidenti i tyre, deklaroi Davkova. /Verica Dimitrijevska/