Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja për kryetare shteti e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, në tubim zgjedhor mbrëmë në Strumicë, për vendet fqinje deklaroi se “që të jetojmë në paqe me të gjithë, ashtu siç i pranojmë ne, edhe ne meritojmë njohje njerëzore, nacionale dhe politike”.
Duke folur për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, Siljanovska sërish e kritikoi qeverinë, për pranimin e shtesës gjeografike të emrit Republika e Maqedonisë.
“Atyre të qeverisë të cilët janë te obsesionuar nga arsye lukrative, nga arsye merkanlistike, nga arsye tregtare, të cilët mendojnë kape momentin –bëhu i pasur, ndoshta për ata kjo nuk d.m.th asgjë, megjithatë neve na shkakton dhimbje.” –deklaron Gordana Siljanovska-Davkova, Kandidate për Presidente.
Në tubimin në Strumicë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, vlerësoi se nuk janë zgjedhje të thjeshta, por shumë të rëndësishme për vendin, për shkak të luftës politike në mes “një beteje të drejtë, gjithëpopullore kundër Zoran Zaev, e përfaqësuar nga profesoresha Siljanovska, dhe Pendarovski- i zgjedhur në mënyrë mafioze, në një hotel luksoz të Shkupit, simbol i zilisë në Maqedoni”, siç tha Mickoski. /Biljana Georgievska/