Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë pritet të takohen në Soçi të Rusisë më 14 shkurt për të diskutuar situatën në Siri, kanë njoftuar mediat shtetërore ruse dhe ato turke.
Ndonëse në këto raportime nuk janë bërë të ditura hollësitë, ato kanë konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, lideri turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tyre iranian, Hassan Rohani do të takohen shumë shpejt.
Të trija shtetet kanë thënë se synojnë të arrijnë një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund luftës civile shtatëvjeçare në Siri. /Agjencitë/