close
Bota

SIRI: SHPËRTHIM NË VERI – VRITEN USHTARË AMERIKAN

syria-attack-02-gty-jc-190116_hpMain_12x5_992

Grupi terrorist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një shpërthim në Sirinë veriore që vrau katër ushtarë amerikanë, sipas zyrtarëve të paidentifikuar të SHBA. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se ende po mbledh informacion për incidentin. Nga ana e tij, Presidenti i Turqisë Tayip Erdogan tha në një konferencë shtypi se bëhej fjalë për pesë ushtarë amerikanë të vrarë. Ai tha se numri i përgjithshëm i të vrarëve ishte 20. Zyrtarët lokalë dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani thanë se shpërthimi tronditi qytetin verior Manbij të mërkurën, kur ushtarët po patrullonin pranë një restoranti në tregun kryesor të qytetit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia