close

Sisteme të reja informatike për menaxhimin me financat publike

PROJEKTI KAP VLERËN E 24.9 MILION EUROVE

Përmes projektit në vlerë prej 24.9 milion eurove do të vendosen tre sisteme të reja informatike, me të cilët, sic njofton KlanM, do të përmirësohet efikasiteti, transparenca dhe qëndrueshmëria e shpenzimeve publike dhe do të rritet efektiviteti i menaxhimit të të ardhurave.

20 milion euro, siç përcjell KlanM, janë huamarrje nga Banka Botërore, kurse 4.9 milion euro janë grant nga BE-ja, që do të menaxhohet përmes Bankës Botërore.

Marrëveshet për zbatimin e projektit u nënshkruan nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paoluçi, në prezencë të Ambasadorit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir dhe Drejtores së DAP-it, Sanja Lukarevska.

“Vendosja e këtyre sistemeve paraqesin pjesë të angazhimeve të Qeverisë për implementimin e tekonologjive përparuese dhe njëkohësisht janë parakusht për vendosjen e mënyrës bashkëkohore dhe moderne të mënyrës së menaxhimit me financat publike. Do të përmirësohet efikasiteti dhe transparenca në menazhimin me financat publike kurse kjo do të arrihet përmes lidhjes së sistemeve ekzistuese të fragmentizuara në një platformë të centralizuar digjitale” – tha Fatmir Besimi.

Në Ministrinë e Financave, siç njofton KlanM, do të funksionojë sistemi i ri i integruar informatic për menaxhimin me financa – IFMIS, në Kabinetin e Zv/Kryeministrit për Çështje Ekonomike do të ketë sistem informatic për menaxhim me ndihma shtetërore – SIMIS, kurse Drejtoria për të Ardhura Publike fiton systemin e ri Inforamtik për menaxhim me të ardhurat tatimore – ITIS. /KlanMacedonia/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!