close

SISTEMI RUS NË TURQI, TRUMP FAJËSON OBAMËN

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu keqardhje për pamundësinë që SHBA-ja t’i shiste Turqisë aeroplanët luftarakë F-35, pasi Ankaraja ka zgjedhur të blejë sistemin më të ri të mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë. Duke folur për gazetarët, Trump nuk përmendi sanksionet që kërkohen ligjërisht të zbatohen, pasi Turqia filloi pranimin e dërgesave të pajisjeve ruse. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!