Situata te KF Renova mbetet “status quo”!

Situata  në klubin e futbollit  Renova mbetet e paqart edhe  pas dhjet ditëve pas publikimit jo zyrtarë se klubi  do të  tërhiqet nga  garat në  Ligën e Parë  të  futbollit vendor dhe paralajmërimeve se do të  zëvendësohet me ndonjë nga klubet tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Jo zyrtarisht përmenden që atë do ta zavendësoj KF Gostivari, ose egziszon mundësia për hyrje të ndonjë sponsori tjetër. Kjo situatë aktuale do të thotë se tërheqje zyrtare nuk ka dhe se klubi i futbollit Renova zyrtarisht akoma është pjesë e  Ligës së Parë deri në njoftimin zyrtarë të pronarëve të klubit të cilët gjithësesi se janë më të interesuar që ekipi i tyre të vazhdon garimin.

Jozyrtarisht po flitet se klubi i futbollit Renova mund edhe të tërhiqet apo të  mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë por opinioni do të njoftohet në  momentin e duhur, për të demantuar të gjitha spekulimet apo thashëethënat./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share