close
Sport

SKIJIM NORDIK: ARRESTOHEN PESË PERSONA

ski nordik

Përdorim substancash ilegale dhe mashtrim sportiv


Pesë skiatorë prej të cilëve dy nga Austria, një nga Kazakistani dhe dy nga Estonia u arrestuan të mërkurën në bastisjet anti-doping në kampionatin botërore të skijimit në qendrën dimërore Zeefeld në Austri.

Përdorimi i substancave të ndaluara në shumë disiplina sportive ka angazhuar agjencinë botërore antidoping të ndërmarrë aksione edhe në disa kategori, ku më parë kishte pasur neglizhenca.

Kështu ndodhi edhe në botërorin e skive nordike, që po zhvillohet në Zeefeld në Austri, aty ku u arrestuan 9 persona dhe u kryen 16 kontrolle banesash.

Operacioni nisi mbi bazën e disa dyshimeve të arsyeshme për përdorim substancash ilegale dhe mashtrim sportiv, të iniciuara nga një rrjet kriminal me bazë në Gjermani.

Një prej skiatorëve të arrestuar u kap në flagrancë në një hotel, duke kryer transfuzion gjaku pak orë para garës në botërorin e skive. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia