close

SKITARI: SHKOLLAT E SKIJIMIT SHPRESA E VETME

Në Kodrën e Diellit punojnë disa shkolla të këtij sporti


Sporti i skitarisë në vend viteve të fundit është lënë pas dore, për kundër faktit se ka disa Qendra sportive të cilat ofrojnë kushte maksimale për zhvillimin dhe kultivimin e këtij sporti mjaft atraktiv. Ndërsa në Qendrën rekreativo–sportive Kodra e Diellit zhvillimi i aktivitetet të tilla është në rënie. Tanimë nga viti 2013 nuk organizohet edhe gara ndërkombëtare e skitarisë “Kupa e Sharrit” njëra nga garat më të rëndësishme në Europë.  këtë qendër rekreativosportive në mungesën e klubeve  pistat e skijimit vërehen vetëm fëmijë të cilët mësojnë hapat e para të këtij sporti mjaft atraktiv. Shkolla e skitarisë “Sharri Akademi” këtë vit ka filluar me punë, menjëherë pas festave të Vitit të Ri me numër të konsiderueshëm të nxënësve.

“Sipas grupmoshave të kursit të skijimit që ne i kemi janë  nga mosha 7 vjeçare  dhe  ndjekin kursin fillestar apo përparimtar dhe kemi grupin e garuesve dhe normal edhe grupin sezonal që janë gjatë gjithë sezonit këtu.”- tha Agim  Rexhepi – Instruktor i skitarisë.

Fëmijtë të cilët ndjekin kursin e skitarisë janë të entuziazmuar me bukritë që ofron kjo Qendër sportive dimërore, por edhe me punën  që e bëjnë, ndaj edhe mbetet shpresë se nga këto talente do të dalë ndonjë skiator i së ardhmes.

Sipas udhëheqësve të shkollave të skijimit në Kodrën e Diellit pritet të zhvillohen edhe disa gara në nivel lokal dhe republikan me nxënës  të grupmoshave të ndryshme nga i gjithë vendi. /Shaban Sinani/