close
Rajoni

S’NDALEN PROTESTAT KUNDËR VUÇIQ-it

auto_beograd_protesta_kunder_vuciqit_-_r1545554739

Këshillat bashkiakë dhe sindikata iu bashkuan opozitës serbe 


E akuzojnë presidentin serb, Alleksandar Vuciq, se ka futur Serbinë në një tunel gënjeshtrash. Opozita serbe ka protestuar edhe një herë për të kërkuar dorëheqjen e tij. Atyre u janë bashkuar edhe disa sindikata dhe thonë se vetëm zgjedhjet e lira janë mundësi. Por, jo të kontrolluara nga pushteti. Serbia është duke u shkatërruar thonë protestuesit, por tani nga udhëheqja e saj.

“Ku është fundi i kësaj errësirë që po ndodh në Serbi? Mjeket dhe farmacistët që braktisin cdo ditë Serbinë janë të detyruar të ikin.” – thaRade Panic, Sindikata e mjekeve dhe farmacistsve të Serbisë

Edhe këtu rreth 700 deputet të parlamenteve të bashkive janë bashkuar për të bojkotuar punën e qyteteve dhe për të bërë presion tek qeveria. Ka kërkesa për bojkot të kuvendit shtetërorë.

‘Kurrë veten nuk e kemi venë para interesave të qytetarëve dhe ligjit, andaj e kuptuam kërkesën tuaj për bojkot të parlamenteve lokale dhe të kuvendit dhe do ta dëgjojmë zërin e popullit.’ – deklaroi Dragana Rakic, Deputetet e lire të bashkive.

Protestat në Serbi nisen pas disa sulmeve fizike ndaj një politikani të opozitës dhe disa sulme të tjera ndaj një gazetari. Qeveria I ka quajtur ato një fushatë të orkestruar kundër presidentit Vucic.

Presidenti serb disa herë ka ofruar zgjedhje dhe ka thënë se serbët së shpejti mund të votojnë. Por, ende nuk dihet se për cfarë. Derisa ai promovon punën e bërë dhe projektet e pritura, opozita refuzon nëse nuk krijohet liria e medias. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia