Sonte, nata finale e festivalit Kënga Magjike

Mbahet sonte në mbrëmje nata finale e festivalit Kënga Magjike, që transmetohet nga Televizioni Klan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Tv Klan, drejtpërdrejt nga Pallati i Koncerteve, gazetarja Anisa Krraba përcolli detaje për atë çka pritet të ndodhë sonte dhe cilat janë çmimet që do të shpërndahen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Po punohet që të jetë një natë e përkryer, ashtu siç kanë qenë 3 netët e kaluara. Është një natë ku do të ngjiten 23 finalistë, të cilët ia kanë dalë në një garë të gjatë, në një garë të vështirë, të jenë këtu sonte për t’u përballur sërish përpara publikut dhe sigurisht për t’u përballur edhe me jurinë e kolegët, që i kanë votuar. Sonte, ndryshe nga netët e tjera, pas nisjes së festivalit Kënga Magjike, në prime time, do të nisë dhe televotimi nga publiku”.

“Janë 13 artistë shqiptarë të cilët do të ngjiten sonte në skenë, janë dhe 10 artistë të huaj të cilët janë më të mirët nga vendet përfaqësuese, të cilët vijnë. Por po ashtu artistë të rinj, ashtu sikurse artisë të rinj edhe shqiptarë, siç kemi dhe artistët Big. Sonte do të jetë një natë e gjatë, një natë ku do të ketë çmime. Sot është nata kur do ndihen dhe më shumë ethet, sepse 23 finalistët janë më afër se kurrë pranë çmimit të madh. Megjithatë do të ketë çmime të tjera. Do të ketë çmime për muzikën më të mirë shqiptare, çmime për muzikën më të mirë të huaj, po ashtu do të ketë çmime për artistët e rinj më të mirë, të cilët mund ta them me bindje që në këto 3 netë dhe në këtë edicion të 23 të festivalit Kënga Magjike, kanë qenë prurje vërtetë shumë të mira dhe kanë pasur performanca brilante, duke qëndruar krah më krah artistëve të konfirmuar në skenë”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share