close

SPANJË: GJEODË-HAPEN DYERT PËR VIZITORË

Një gjeodë gjigande në Spanjën Jugore në Pulpi, ka hapur për të parën herë dyert për vizitorët, këtë verë. Njerëzit tani mund të hyjnë brenda shpellës së rrallë, më e madhja në Evropë dhe e dyta më e madhe në botë, dhe të mrekullohen me bukuritë e saj.

Gjeoda është një shpellë në një shkëmb, e mbuluar me kristale. Në këtë rast, shkëmbi është një dolomit dhe ka një frakturë. Kjo frakturë mbushet me lëngje hidrotermale dhe ato më pas krijojnë gjeoda. Kjo gjeodë është e veçantë për llojin e saj, është tetë metra e gjatë, 1.7 e lartë dhe 1.8 metra e gjerë dhe 60 metra e thellë. Kjo gjeodë wshtw e vetmja që mund të vizitohet. /Agjencitë/