close

SPANJË: GJYKATA SHPALL FAJTOR RONALDON

Në vend të burguat do të paguajë 18.8 milionë euro


 Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është shpallur fajtor për evazion fiskal nga Gjykata Provinciale të Madridit në Spanjë. Ronaldo, i cili shkoi në gjyq me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez dukej i buzëqeshur dhe në formë pavarësisht akuzave për të cilat ishte i ngarkuar, shkruan Indeksonline. 23 muaj burg është dënimi i shqiptuar nga gjykata. Por futbollisti i Juventusit nuk do të paguajë dënimin me burg, por do të paguajë shumën prej 18.8 milionë euro . Akuzat nuk i përfshijnë pagat që ai i ka marrë nga Real Madridi qysh nga transferimi i tij në vitin 2009 nga Real Madridi. Sulmuesi ortugez pranoi disa javë më parë një marrëveshje me Ministrinë Spanjolle të Financave për të paguar një gjobë 13.4 milion euro.