close

SPANJË: SHPALLEN ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez sot ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi nuk u votua propozimi për buxhetin e sivjemë. Sançez në konferencë për shtyp kumtoi se zgjedhjet do të mbahen më 28 prill.

Dhoma e poshtme e Parlamentit spanjoll të mërkurën nuk e miratoi propozim-buxhetin e parashtruar nga Qeveria socialiste, pasi nuk e ka marrë përkrahjen e partive separatiste katalonase.

Partitë katalonase paralajmëruan se nuk do ta përkrahin propozim-buxhetin nëse Qeveria nuk pranon negociata për të drejtën e vetvendosjes në atë rajon, në pjesën verilindore të Spanjës. Qeveria nuk pranoi negociata me sqarim se këtë nuk e lejon Kushtetuta e Spanjës. /Agjencitë/