close
Top LajmeVendi

SPASOVSKI: KUJDES NGA LAJMET E RREJSHME

Screenshot_3

Në konferencën për media, ministri i Punëve të Brenshme Oliver Spasovski theksoi se janë thjeshtë dezinformata lajmet që qarkullojnë në rrjetet sociale për kindapimin e njerëzve për trafikim organesh. Ai apeloi që qytetarët të qetësohen se MPB po heton këtë çështje dhe është e angazhuar 24/7.

Zërave se personat e humbur nga vendi janë kindapuar për marrjen dhe shitjen e organeve, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski iu përgjigj se janë thjeshtë dezinformata dhe spekulime nëpër rrjetet sociale. Ai në konferencën për media në MPB, deklaroi se nuk ka as edhe një rast të tillë.

“As nuk ka raste të kidnapimit, dhe as nuk është i vërtetë lajmi që janë vjedhur organe. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë rast të vrasjes për heqjen e organeve. Përhapja e frikës së lajmeve të rrejshme nuk i ndihmon askujt, e më pak familjeve. Prandaj apeloj që qytetarët të jenë të qetë dhe të mos mashtrohen nga këto gënjeshtra.” deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski deklaron se në bazë të statistikave numri i personave të humbur është ulur.

“Statistika tregon se në vitin 2018 ka pasur 370 raste të personave të humbur, ndërsa në vitin 2014, 574 persona. Sot MPB është institucion transparent, për dallim nga paraprakja kur në opinion janë fshehur edhe vrasjet” Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, duke folur për humbjet e disa personave, Spasovski deklaroi se rastet e tilla në të shumtën e herëve kanë përfunduar në vetëvrasje, dhe për të njëjtën arsye MPB respekton privatësinë e familjeve dhe nuk jep detaje për to. Ministri i Punëve të Brendshme poashtu u shpreh se reparti që merret me këtë problematikë është i angazhuar 24/7 dhe se MPB nuk do të ndërpresë hetimet për raste të tilla. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia