Manifestimi mbahet të dielën në ora 14:00
Gostivari më 12 maj është nikoqire e spektaklit kulturo – sportiv “Grand prix olimpik zizi Gostivar” që organizohet nga legjenda e boksit Azis Salihu, fitues i medaljeve olimpike dhe botërore. Në këtë spektakël të madh të boksit ku do të zhvillohen 10 lufta në kategori të ndryshme prezent do të jenë boksier nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Belgjika, Franca, Zvicra, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe boksier të vendit. Këtë spektakël kulturor-sportiv perkrahet nga komuna e Gostivarit, por pritet edhe përkrahje tjera nga istitucione dhe kompani private.
“I kam 10 ndeshje. E dini se çka domethënë 10 ndeshje që janë krejt meçet e forta vijnë nga Greqia, vijnë nga disa shtete tjera nga Zvicra, Maqedonia, Kosova , Shqipëria. Që do të jetë një spektakël shumë i mirë. Mendoj se ky është boksi” tha Azis Salihu organizator i spektaklit.
Në këtë spektakël kulturor-sportiv, krahas boksierëve, pritet të marrin pjesë edhe emra të njohur të estradës shqiptare. Spektakli i boksit ku do të mbahet në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, me fillim në orën 14:00, ndërsa hyrja kushton vetëm 100 denarë. /Shaban Sinani/