Ronaldo 49, Levandovski 46, Salah 44, Kane 42 gola
Viti 2018 në botën e futbollit do të mbahet mend si vit që i dha fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos sa i përket trofeut të Topit të Artë. Kjo ndodhi me votat e trajnerëve, lojtarëve dhe gazetarëve nga e gjithë bota të cilët e ndryshuan historinë duke i dhënë Luka Modriçit çmimin Topi i Artë, por ata në asnjë moment nuk mundën të ndryshojnë dominimin e Messit dhe Ronaldos si golashënues më të mirë të vitit.
Ishte Lionel Messi që triumfoi në fund me 51 gola të shënuara gjatë vitit që tanimë lamë pas, para Cristiano Ronaldos i cili me 49 gola është i dyti. Në vendin e tretë është renditur Robert Levandovski me 46 gola, ndërsa Mohamed Salah në vendin e katërt me 44 gola, ndërsa i pesti është Harry Kane me 42 gola.